Rreth Nesh

Kreu >> Rreth Nesh

Nje foto qe ka si informacion sigurimin nga zjarret dhe rreziqet shtese.

Atlantik Sh.A

Shoqëria e Sigurimeve ATLANTIK ushtron veprimtarinë në fushën e sigurimeve të Jo Jetës për klasat e sigurimit me Autorizimin Nr.5 datë 13.04.2001, të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMF.

Shoqëria e ATLANTIK është kompania e tretë private e hapur në tregun e sigurimeve në vend e themeluar më Qershor 2001 me aksioner të vetëm z. Dritan Celaj i cili zotëron 100% të aksioneve.

Këshilli Mbikëqyrës është organi që ka të drejtën të vlerësojë zbatimin e politikave dhe të monitorojë pajtueshmërinë me ligjet dhe aktet e shoqërisë dhe përbëhet aktualisht nga 3 anëtarë i kryesuar nga z. Luan Bregasi dhe dy anëtaret e tij. Aktiviteti i përditshëm i shoqërisë administrohet nga Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Celaj.

Keni Pyetje? Dërgoni pyetjet tuaja dhe një nga ekspertët tanë do të përgjigjet

Prej vitit 2001 prezente në Shqipëri me një markë të vetme ATLANTIK, me 14 degët të shtrira nga veriu në jug me 120 punonjësit tanë klientët gjejnë produkte sigurimi të diferencuara. Kjo, nëpërmjet shërbimit të specializuar të stafit të punonjësve dhe ndërmjetësve të sigurimeve të kudogjendur në Shqipëri për të qenë sa më pranë kërkesave të çdo konsumatori dhe sa më pranë me ta gjeografikisht.

“Fuqia juaj e sigurimeve” nuk është thjesht një moto për ne, por një mision që përmbushim çdo ditë, për çdokënd që paraqitet në kompaninë tonë. Ne u shpjegojmë me durim të gjithëve rëndësinë që ka parandalimi dhe se si sigurimi i shëndetit dhe pronës është një investim për ditët e vështira. 

Angazhimi ynë është t’u mundësojmë njerëzve të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt duke u kujdesur për jetën dhe ëndrrat e tyre. Ne duam të jemi një partner jetësor i njerëzve në të gjitha momentet përkatëse: familje, mirëqenie, punë dhe lëvizshmëri.

Dritan Cela, themelues i Atlantik Sha.

Shërbimet Tona

Çfarë ofron Atlantik?

Na Kontaktoni

Plotësoni formularin dhe ekspertët e Atlantik do t’ju kthejnë një përgjigje profesionale në lidhje me pyetjen tuaj.

Duke shtypur butonin "Dërgo" ju pranoni që një nga ekspertët e Atlantik do t'ju kontaktojë në një nga format e kontaktit të lëna nga ju.

Keni Pyetje? Na telefononi dhe merrni përgjigje në mënyrë direkte

sqAlbanian