INFORMACION PER TAKSAT DHE TATIMET E ZBATUESHME NE FUSHEN E SIGURIME
Ne baze te nenit 66/3/d te ligjit nr 52/2014 “Per veprimtarine e risigurimit”, për përmbushjen e detyrimit për informimin e personave të interesuar me poshte do te gjeni informacion per taksat dhe tatimet e zbatueshme ne fushen e sigurime:
Për cdo kontrate sigurimi, primet e sigurimit, taksat dhe tatimet e zbatueshme jane si më poshtë:
- Ligj nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e shqipërisë”
Neni 53 – “Përjashtime për disa veprimtari të tjera”
Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja transaksionet e mëposhtme:
- a) shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime nga agjentët dhe brokerat e sigurimit.
- Ligj nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare” i ndryshuar
Neni 4 – Niveli i taksave Kombetare (pika 10)
10. Taksa mbi primet e shkruara, me përjashtim të primeve të sigurimit për produktet e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil, është 10 për qind e shumës së primit. (Ndryshuar me Ligj Nr.127/2016, date 15.12.2016. Botuar në Fletoren zyrtare nr. 250 datë 27.12.2016).
Për pagesat e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimeve, te detyrueshme ose vullnetare, sqarojme se nuk aplikohen taska/tatime për shkak se nuk konsiderohen të ardhura.